Lajme

Ndërpritet numërimi, ikin dritat në dy KZAZ në Fier

Në dy KZAZ në Fier është ndërprerë numërimi për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Siç raporton gazetarja Valbona Davidhi energjia është ndërprerë në KZAZ-të 58 dhe 59.

Siç shihet nga pamjet monitorët janë të fikur, ndërsa numëruesit janë në pritje që të rikthehet energjia për të vijuar me punën. Prej disa orësh vijon puna për numërimin e votave nominale në KZAZ-të e qarkut të Fierit. Aktualisht janë numëruar kutitë e 128 qendrave të votimit nga 580 në total në të gjithë qarkun e Fierit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: