Categories Lajme

Ndërpritet përkohësisht përpunimi i anijeve tregtare në portin e Durrësit

Situata e paqëndrueshme meteorologjike, e cila vazhdon të jetë e pranishme në Gjirin e Durrësit, ka ndikuar edhe në veprimtarinë portuale të portit më të madh në vend.

Asnjë nga tragetet e linjës me brigjet italiane nuk është nisur nga Porti i Durrësit mbrëmjen e kaluar, ndërsa mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 është nisur trageti Durrës-Bari. Po ashtu edhe nga Porti i Barit nisja e tragetit të linjës është me vonesë dhe pritet të mbërrijë në Portin e Durrësit pas mesditës.

Forca e erës pritet të rritet dhe për pasojë është ndërprerë përkohësisht përpunimi i anijeve tregtare. APD bën të ditur se “nuk është regjistruar asnjë incident deri në këto momente, ndërkohë që jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Për ne, garantimi i kushteve të përshtatshme dhe siguria janë prioritet”. Prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga mot i keq me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME