Categories Lajme

Nderpritet rivleresimi per gjyqtarin Alaudin Malaj, shkarkohet prokurori

Nga Edmond Hoxhaj Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur më 15 shtator  të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin e Apelit Tiranë, Alaudin Malaj, pas dorëheqjes së tij, si dhe t’i heqë të drejtën për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Në vendim thuhet se Komisioni është vënë në dijeni të dorëheqjes së Malajt më 30 korrik, si dhe me një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor për mbarimin e këtij statusi. Gjithashtu më 3 shtator, Malaj ka njoftuar Komisionin për dorëheqjen dhe ka kërkuar marrjen e një vendimi për përfundimin e procedurës së vlerësimit.

“Komisioni çmon se subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta për dorëheqje. Ndërprerja e procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative…”, citohet në vendim. Alaudin Malaj me një karrierë prej gati tre dekadash dha dorëheqjen nga statusi i magjistratit, duke shmangur përballjen me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ai disponon një pasuri të deklaruar prej 1.7 milionë euro, për të cilën u hetua dhe doli i pafajshëm nga Prokuroria.

Shkarkimi i prokurorit:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi të mërkurën shkarkimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Alekt Mersini. Trupi gjykues i KPK i përbërë nga Etleda Çiftja kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Xhensila Pine anëtare e përfunduan procesin e rivlerësimit për prokurorin Mersini në të tri kriteret. Gjatë seancës dëgjimore të hënën më 14 shtator, Komisioni identifikoi pamundësi financiare për krijimin e pasurive dhe pasaktësi në deklarime.

Komisioni konstaton se Mersini nuk ka paguar tatimin mbi të ardhurat në vlerën 8.5 milionë lekë të përfituar nga shitja e apartamentit në Elbasan dhe për pasojë kjo shumë nuk është përfshirë në analizën financiare për blerjen e banesës në Tiranë. Mersini tha se diferenca e përfituar nga shitja e apartamentit në Elbasan nuk ishte 8.5 milionë lekë sa konstaton KPK, duke argumentuar se kishte kryer edhe shpenzime të tjera për këtë pasuri. Ai shpjegoi se nuk e zotëronte si pronë në vitin 2011 apartamentin në Elbasan dhe se në këtë periudhë nuk parashikohej në ligj që të paguhej tatim për të ardhurat e përfituara nga shitja e një të drejte reale, por vetëm për të ardhurat e shitjes së një prone.

KPK konstaton se prokurori Mersini nuk kishte patur mundësi financiare për blerjen e dy apartamenteve. Në seancën dëgjimore ai u pyet edhe lidhur me transferimin e një vlere 40 mijë euro nga shoqëria ndërtuese ku kanë blerë apartamentin në Tiranë, në llogarinë e bashkëshortes. Mersini tha se sapo e kishte mësuar këtë gjë i kishte thënë bashkëshortes që t’ia kthente shoqërisë dhe se kështu kishte ndodhur. Prokurori Mersini u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe nuk u identifikuan probleme për profesionalizmin. Të dhënat e grumbulluara nga BIRN tregojnë se së paku 40 gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë dorëheqjen deri më sot para përballjes me procesin e vetingut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME