Lajme

Ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Kroaci, Ministri i Mbrojtjes i shpreh ngushëllime familjes së 41-vjeçarit shqiptar! Ishte pjesë e Komandës së Forca e Ajrore

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për ngjarjen aksidentin tragjik në Kroaci, ku ndërroi jetë 41-vjeçari Gazmir Korbi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Peleshi shpreh ngushëllime familjarëve të Korbit. Siç shkruan ministri i mbrojtjes, Korbi ishte pjesë e Komandës së Forcës Ajrore shqiptare.

Postimi i Niko Peleshit:

I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme.  Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kroaci në rrugën kombëtare Split-Zagreb. Si pasojë ka humbur jetën 41-vjeçari Gazmir Korbi ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close