fbpx
Lajme

Ndërroi jetë në Berat/ Spitali nuk i jep trupin, vajza mohon se ishte infektuar me Covid: Të më sjellin babin urgjentisht

Familjarët e Myrteza Hysit, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme në spitalin rajonal të Beratit kërkojnë kthimin e trupit. Autoritetet përkatëse deklarojnë se ishte infektuar me koronavirus dhe nuk dorëzojnë trupin e pajetë për të ndaluar përhapjen e saj.

Vajza e tij, Vali Fusha ka folur për Fax News duke hedhur poshtë spekulimet se po kurohej nga Covidi dhe thotë se kishte probleme me zemrën dhe mushkërinë si dhe vuante nga diabeti.

“Të më vijë babi këtu, të më vijë trupi i babit këtu se po luftonte me jetën e vet, po jepte shpirt. Nuk e kam me koronë babain, ishte me anemi e me të tëra. Po jepte amanetet në shtëpi, ata të ambulancës ma morën babain nga duart, u lutem shumë, i bëj thirrje Edi Ramës, të më vijë babi këtu urgjentisht se po më linte amanetin.

Të më vijë babi urgjentisht këtu. Ka qenë i shtruar me mushkëri, me diabet, me anemi. Me korona absolutisht nuk e kisha. Të vijë shteti këtu, të përballet shteti, të më sjellë tamponin. Dua urgjentisht të më sjellë babin këtu ju lutem shumë. I bëj thirrje Edi Ramës, babi im nuk është me koronë, më ka ikur truri, më ka ikur babi”, tha vajza e të ndjerit Myrteza Hysi. (A.M/Faxweb.al)

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button