Categories Lajme

Ndërroi jetë nga coivd në muajin e 7-të të shtatzënisë, flet babai i 29-vjeçares

Gruaja 29 vjeçe nga Prizreni vdiq bashkë me foshnjen e saj, ndërsa në muajin dhjetor ajo do mbushte një vit martesë. Ishte infektuar me Covid dhe ndonëse më vonë rezultoi negative, ajo nuk mundi të dalë e gjallë nga QKUK-ja. Ardita Martinaj – Pervizaj nga Prizreni ka vdekur të enjten në QKUK. E ndjera kishte hyrë në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe po priste të sillte në jetë fëmijën e saj të parë. Ditë më parë ajo kishte rezultuar pozitive në testin për koronavirus, mirëpo në ritestimin e fundit prizrenasja mori rezultat negativ. Babai i Arditës, Qamil Martinaj, ka rrëfyer për Gazetën Express momentet e fundit me vajzën e tij. Teksa foli për të, Qamili tha se Ardita ka qenë më e shëndosha në familje, sipas tij, ajo nuk ka ankuar nga asnjë sëmundje përveç kollës së fundmi.

“Të premten e pati një troh kollë, të shtunën e pata te mjeku ja përshkruajti do hapa, paracetamol, surup, të dielen pak ju ndal kolli. Kollë të madh s’ka pas e as temperaturë, të dielen e çova në Spital në Prizren, ja kanë vendos një infuzion, ja kanë bë analizat, mirë i kanë dalë”, tha ai. Më pas ai tha se vajzën e kanë udhëzuar për në QKUK në Prishtinë dhe pasi ajo është shtrirë në klinikë, prindi tha se ajo i ka thënë familjes se është mirë dhe nuk është dashur të udhëtonin për në Prishtinë për ta parë.

“Erdha në shtëpi me i marrë rrobat me ja çu në spital, kur e pash në orën 13:00 e kishin qitë në Emergjencë për me nisë për Prishtinë. I pyeta me urdhër të kujt po e dërgoni në Prishtinë, më thanë që ashtu i kanë thënë në spital. Kemi shku në Prishtinë, me vetedije ka qenë, kemi ndejt me të, bile tha çka lypët me ardhë me më pa prap se unë mirë jam”, tha ai tutje. Gjatë bisedës, babai i Arditës tha se ajo po priste të sillte në jetë një vajzë, teksa ritheksoi se Ardita ka qenë shumë e shëndoshë.

“Shtatzënë ka qenë, më datën 27 të këtij muaji ka hy në muajin e shtatë, gjinia e bebes ka qenë vajzë…Ardita mirë ka qenë, trupi i saj kurrë s’është anku e as nuk ka qenë te doktori…I vetmi fëmijë, që e kam pas që nuk ka shku kurrë të doktori, as s’e ka ditë çka është gjilpana e as çka është hapi”, u shpreh babai i 29 vjeçares. Ai tha se për vdekjen e së bijës nuk kanë ndonjë dyshim te mjekët dhe rastin nuk e kanë hapur në polici. Megjithatë pohoi se mjekët i kanë thënë familjes se Ardita është mirë.

“Doktorët na kanë thënë se ajo është mirë, nuk kemi hapur rast në polici…Vetëm kollë ka pas, as temperaturë as asgjë s’ka pas. Nuk kam ndonjë dyshim te mjekësia. I kemi thënë nëse ka ndonjë komplikim te foshnja shpëtojëni të madhen, i kemi nënshkru krejt letrat për me hy në operacion”, shtoi ai. Ai tha se Ardita është martuar në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa dhimbja për vdekjen e saj është e madhe edhe në familjen e burrit, në Krajk të Prizrenit. “Ardita është martu më 26 dhjetor të vitit të kaluar… Dhimbja është e madhe edhe për ata”, përfundoi ai.

Gazeta Express ka tentuar të bisedojë edhe me familjen e burrit të Arditës, mirëpo një grua i kërkoi ekipit të largohej nga shtëpia pasi tha se nuk kanë çfarë të flasin dhe Ardita ka qenë mirë. “Kurgjë s’ka pas, vetëm vetë (i ka ndodh). Probleme s’ka pas, mirë u konë”, tha ajo shkurtë duke mos dashur të fliste më tepër. Çfarë thanë në QKUK për vdekjen e 29 vjeçares?

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar të enjten se në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatëzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991. “Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19 dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid. Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore. Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, u than ë njoftimin e QKUK-së. Arditës iu dha lamtumira e fundit ditën e enjte në varrezat e fshtatit Krajk të Prizrenit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME