Lajme

Ndërroi jetë pas zjarrit masiv në godinën ku jetonte, kush është adoleshenti shqiptar që jetonte i vetëm prej vitesh në Itali

Ledjan Imeraj quhej i riu që mbeti i vdekur mbrëmë nga një zjarar që shkatërroi një strehimore të të miturve të huaj të pashoqëruar në Pasian di Prato në Udine të Italisë.

“Ledjani ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, në një zjarr që i rrëmbeu ëndrrën për të jetuar atë jetë dinjitoze dhe të qetë që kërkonte”, shkruan UdineToday.
Ai u nis drejt Italisë në moshën 15-vjeçare, duke mbërritur në Trieste dhe më pas në Pasian di Prato, ku u vendos në strehimoren ku ndërroi jetë.

Adoleshenti nuk ishte rikthyer në atdhe që kur ishte larguar dhe mezi priste të mbushte 18 vjeç për të takuar sërish familjarët e tij.

“Ajo që ndodhi është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve ne… Shpresoj që e gjithë kjo të na bëjë të reflektojmë se si duhet të kujdesemi për këta fëmijë, sepse nuk mund të luash me jetën e tyre ”, tha një prej mësueseve të Ledjanit.

Ai dinte dhe i pëlqente të kërcente vallet tradicionale me të cilat argëtonte dhe përfshinte shpesh shokët e tij, edhe në Itali.

“Ledjani ishte një person i sjellshëm, altruist dhe i ndjeshëm, miqësia dhe besnikëria ishin dy vlera shumë të rëndësishme për të, ai bëri të pamundurën për të ndihmuar këdo që ishte në gjendje të vështirë”, thanë për të miqtë e tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close