Categories Lajme

Ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike/ Familjarët: Duam trupin pa ia bërë autopsinë

Ditën e sotme u regjistrua një ngjarje e rëndë në zonën e Shkozës, ku një 25-vjeçar ra në kontakt me rrymën elektrike, duke gjetur vdekjen. I riu i cili ishte pjesë e komunitetit rom, po mblidhte hekura dhe skrap në momentin që ra në kontakt me telat e korentit. Ambulanca nuk ka mundur dot të shkojë në vendngjarje për shkak të bllokimit të rrugës si pasojë e rrëshqitjes së dherave.

Ndërkohë, pak më parë janë publikuar disa detaje të reja në lidhjen me 25-vjeçarin. Bëhet me dije se trupi i pajetë i Amarildo Basit, edhe pse ka kaluar rreth 1 orë nga ngjarja e rëndë, gjendet ende në afërsi të një kabine elektrike i shtrirë përtokë. Familjarët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kërkojnë të marrin trupin pa iu kryer autopsia, pasi sipas tyre nëse nuk ka fraktura dihet që i riu ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Ata shfaqen mosbesues dhe ndaj instancave shtetërore, ku pohojnë se edhe po të ketë fakte se dikush e ka gënjyer se në kabinë nuk ka rrymë elektrike, shteti nuk do të tregojë.

Më konkretisht, familjarët e viktimës shprehen se:

Kërkojmë që ta sjellim në shtëpi. Atij korrenti i ka ra, s’ka as fraktura asgjë. Edhe po të ketë fakte ky shtet nuk tregon kush e ka futur aty. Ose ndonjë nga fshati këtu që i ka thënë nuk ka korrent dhe është futur. Duhet ta sjellin në shtëpi pa i bërë autopsinë. Unë e dua çunin te shpia pa i bërë ekspertizën fare. Çfarë shteti është ky, vdes djali i ri me katër fëmijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME