Categories Lajme

Ndërron jetë gazetari Kastriot Myftaraj, dyshohet se u vetëvra duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit (VIDEO-PAMJE TË RËNDA)

Gazetari Kastriot Myftaraj ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, ku gazetari i njohur jetonte me nënën e tij në një pallat te kryqëzimi pranë fushës së ‘Ali Demit”.

Myftaraj dyshohet se ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike. Disa javë më parë ai ishte diagnostikuar me tumor në tru.

Gazetari korçar Kastriot Myftaraj është autor i disa librave dhe shkrimeve, ai së fundmi drejtonte emisionin “Ju flet Moska”. Newsbomb.al ka siguruar foto dhe video nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M.,  60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, bën me dije policia.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim. Shërbimet e Policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I biri nxorri në rrugë të madhe të ëmën, çfarë ndodhi me 86-vjeçaren

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Esma Toluli, e cila prej 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu të vazhdueshme, pararshikimi i motit për sot

Ditën e sotme, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME