Lajme

Ndërron jetë ish-deputeti i Partisë Demokratike

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ahmet Osman Osja.

Lajmin e hidhur e ka dhënë Dega e PD në Shkodër, prej ku e cilëson ish-deputetin si pinjollin e një prej familjeve më në zë të qytetin e Shkodrës, që dha kontributin e tij në shumë fusha e kryesisht në ato të shkencës ku filloi punën si lektor në Universitet, diplomacisë dhe mësimdhënies.

Osja u angazhua në proceset demokratike që në fillimet e saj dhe përfaqësoi të djathtët në legjislaturën e viteve 92 -96. Ai u bë zëri i fuqishëm të gjithë atyre që i besuan votën, duke e renditur ndër pesë deputetet më të votuar në Parlamentin e atyre viteve.

Pati kurajon qytetare që në shumë seanca parlamentare jo vetëm të kërkoj të drejtat e individit por edhe të kërkoj me forcë miratimin e ligjeve per të drejtën e pronësisë, duke nxitur debatin dhe diskutimet e shumta.

Partia Demokratike dega Shkodër, përcjell me tris htim lajmin e ndarjes nga Jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ahmet Osman Osja . Ish deputerti Osja, vijoi traditën e familjes së tij fisnike duke kontribuar gjerësisht për Kombin. Ishte ndër qytetarët e parë që gjetën kurajon për të sjellë ndryshimet demokratike në vend. Me fjalën bindëse të tij dhe me mençurinë e qetësinë karakteristike u ba personi rreth të cilit u mblodhën me mijëra vetë duke qenë kështu një ndër demokratët më të dashtun e më të respektuar.

Ahmet Osja, përfaqësoi Partinë Demokratike në legjislaturën e vitetve 92’-96, si një ndër deputetët më të votuar në rang Republike. Fjalimet e tij do të mbahen mend për theksin që vendosi në gëzimin e të drejtave të individit e kryesisht në të drejtat pasurore. Ishte deputeti që dëgjoi çdo individ dhe iu gjend pranë çdo kujt, e që me durim e me thjeshtësi u përpoq për realizimin e të drejtave të gjithsecilit.

Kontributet e tij kanë vijuar pandërprerje sikurse do të vijojnë si udhëzime përherë përmes kujtesës dhe botimeve të shumta që na la si trashëgimi e dijes së tij të gjerë dhe hulumtimeve në terren.
Partia Demokratike, pati fatin të ketë si përfaqësues të saj njeriun e ditur, të urtë e diplomat e Ne do ta Vlerësojmë përherë profesor Ahmetin për gjithçka që na ofroi. Në këtë ditë jemi pranë familjes, dashamirësve dhe të njohurive të tij. #partiademokratikedegashkodër #XhevdetAmuli

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: