Lajme

Ndërron jetë ish-deputetja shqiptare

Është ndarë nga jeta ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumnie Kajtazi-Hyseni. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije zyrtari i LDK-së, Ekrem Hyseni, teksa shkruan se ky lajm e ka pikulluar shumë. “Na pikëlloi shumë lajmi për shkuarjen në amshim të veprimtarës së devotshme, Lumnie Kajtazi-Hyseni.

Ajo për shume vite ishte edhe pjese e jetës publike, duke ushtruar funksione të ndryshme në nivel lokal e qendror.

Deputete, nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Podujevë, ishin disa nga funksionet e saj.

Ajo la pas vetës një trashëgimi të madhe dhe kontribut të rëndësishëm për vendin edhe në fushën e arsimit, si mësimdhënëse dhe drejtoreshë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Kajtazi dhe Hyseni”shkruan ai në postimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: