Lajme

Nderron jete ish-kryebashkiaku i Fierit, mjeku i mirënjohur Nikollaq Koshovari

Nje lajm i trishte, diten e djeshme eshte ndare nga jeta nje nga doktoret me te spikatur te Fierit, dhe kryetari i bashkise se Fierit ne vitet 2000-2003, Nikollaq Koshovari.

Lajmin e trishte e ka shprandare nje prej miqve te tij ne facebook, kolegia e tij Ilinka Dimashi

Ndahet nga jeta dr. Nikollaq Koshovari

Pas një sëmundjeje të gjatë e të lodhëshme,pushoi së rrahuri zemra e dr. Nikollaq Koshovarit, njerit prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit e më gjerë,duke lënë në pikëllim familjen,të afërmit,miqtë e kolegët.

Kirurg i talentuar e i pasionuar pas profesionit , me duart e tij ka shpëtuar jetët e qindra qytetarëve fierakë,mallakastriotë,të rrethinave e më tej,duke u bërë shembull i mjekut të devotshëm,të palodhur e të sakrificës.

Si qytetar i kulturuar,fisnik,human,bujar e zemërgjerë, ai ndodhej kudo ku njerëzit, të njohur a të panjohur, kishin nevojë për të,duke ua lehtësuar plagët.
Ai e donte Fierin, fierakët dhe spitalin e konsideronte si shtëpinë e tij të dytë, ndaj në kohët e herëshme kur ishte drejtues i tij,me një vullnet e përkushtim të madh, mundi te siguronte aparatura e pajisje mjeksore , qe spitalet e tjera i kishin zili e që deri vonë mbaheshin mend si aparatura “te kohës së Nikollaqit”.

Me cilësitë e tij te çmuara njerëzore e profesionale, emri i tij ishte vendosur me kohë ne plejaden e mjekëve të shquar të spitalit e qarkut të Fierit dhe sot ndahet nga jeta, i nderuar e respektuar nga të gjithë kolegët,miqtë e besoj nga gjithë bashkëqytetarët e tij, të cilët ai i donte aq shumë.

Lamtumirë i nderuar koleg, mbetsh i paharruar e të qoftë dheu i lehtë! Ngushēllime të thella Mirës(bashkëshortes), femijëve Lorina e Gjergji e gjithe të tjerëve!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: