Lajme

Ndërron jetë kompozitori i njohur, Fahri Beqiri

Një lajm i hidhur ka ardhur mëngjesin e sotëm për muzikën shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare kompozitori i njohur dhe ish-profesori i Universitetit të Prishtinës, Fahri Beqiri.

Lajmin për vde kjen e tij e ka bërë të ditur muzikanti Ylber Asllanaj, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.  “Pusho në paqe prof.Fahri Do të të kujtojmë me respekt e dashuri për aq sa t’jemi edhe ne!”, ka shkruar ai. Fahri Beqiri u lind në vitin 1936 në qytetin e Mitrovicës. Rrugëtimin e tij profesional e filloi në shkollën e mesme të muzikës në Prizren për t’i vazhduar studimet në Akademinë e Muzikës në Beograd. Beqiri ka qenë dirigjent i korit dhe orkestrës frymore në Mitrovicë, tërë aktiviteti i tij është i lidhur ngushtë me organizimin, promovimin e muzikës në vend.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: