Lajme

Ndërron jetë në Maternitetin e ri një foshnje, prindërit akuzojnë mjekët

Në maternitetin “Koço Gliozheni” ka ndërruar jetë një foshnje ditën e sotme.  Një nënë nga Saranda, e cila qëndronte prej tre ditësh në regjim spitalor në këtë maternitet, ka humbur foshnjen e saj.

Burimet policore raportojnë se foshnja ka lindur pa jetë, ndërsa familjarët pretendojnë të kundërtën. Sipas tyre foshnja e ka humbur jetën prej neglizhencës së mjekëve.

Familjarët në denoncimin e tyre në polici janë shprehur se vajza nuk është futur në momentin e duhur në operacion.

Mjekët janë shprehur se nëna është futur në operacion menjëherë pas shfaqjes së komplikacioneve. Ata nuk kanë mundur të bënin asgjë për foshnjen, pasi ajo kishte vdekur.

Prindërit nuk kanë dëshmuar ende në polici në lidhje me këtë ngjarje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close