Lajme

Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare farmacistja e njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare farmacistja nga Kruja, Kumrije Çitozi (Gazheli) . Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Farmacistëve, i cili i shpreh ngushëllime familjarëve për këtë humbje.

Njoftimi i Urdhrit të Farmacistëve: Të nderuar kolegë, Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Kumrije Çitozi (Gazheli).

Kumrije Çitozi (Gazheli) lindi më 31.12.1953, në qytetin e Krujës. Ne vitin 1976 përfundoi studimet e larta për farmaci në Universitetin e Tiranës. Kumrija jetonte dhe e ushtronte profesionin e vet në qytetin e Durrësit.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe për familjarët e saj, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të. Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme. Qoftë i paharruar kujtimi i saj!

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close