Lajme

Ndërron jetë pajtuesi i gjaqeve Nikollë Shullani

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare kryetari i shoqatës së misionarëve të pajtimit të gjaqeve Nikollë Shullani!

Ai vuante prej muajsh nga një sëmundje e rëndë. Shullani ka marrë pjesë në disa pajtime gjaqesh në qytetin e Shkodrës. Ai, në vitin 2016, ishte ndërmjetës në shuarjen e hasmërive midis familjeve Bregu dhe Miruku, të cilat prej vitesh ishin në hasmëri.

Shullani ndërmjetësoi dhe për lirimin e Jan Prengës, por pa sukses, pasi ai edhe sot e kësaj dite vijon të jetë i zhdukur dhe hetuesit dyshojnë se është vrarë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close