Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Brenda në komisariatin nr.3 në rrugën “Mine Peza” një polic ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Mesohet se pas plagëve të marra dhe me gjithë dërgimin në spital, efektivi nuk ka mundur të mbijetojë.
Burimet thanë se viktima është Çaush Saliasi, polic i patrullës së Përgjithshme ndërsa autori është Ludian Zaimi.
Ky i fundit është ndaluar nga kolegët e tij. Në komisariatin 3 ka shkuar edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano dhe krerët e tjerë të uniformave blu.