Lajme

Ndërron jetë reperi i njohur Coolio,i njohur nga të gjithë me këngën “Gangsta’s Paradise”

Reperi i njohur amerikan Coolio, i njohur për hitin ikonik “Gangsta’s Paradise”, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije menaxheri i këngëtarit, Jarez Posey, i cili tha se reperi u gjet i pajetë në dyshemenë e tualetit në shtëpi. Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende.

Coolio filloi të bënte muzikë në vitet 1980, por ai forcoi karrierën e tij në historinë e hip hopit kur regjistroi Gangsta’s Paradise në 1995.

Coolio, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, fitoi një Grammy për Gangsta’s Paradise, e cila ishte pjesë e kolonës zanore për filmin Dangerous Minds me Michelle Pfeiffer.

Kënga vazhdon të dëgjohet gjerësisht dhe sapo ka kaluar një miliard transmetime në Spotify, sipas faqes së tij zyrtare të internetit.

Gjatë një karriere që përfshin katër dekada, ai regjistroi tetë albume në studio dhe fitoi një Çmimin Amerikan të Muzikës dhe tre MTV Video Music Aëards.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close