Lajme

Ndërtim pa leje tek “Rana e Hedhun”, ndalohet 36-vjeçari

Policia e Lezhës ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi u kap duke ndërtuar pa leje tek “Rana e Hedhun”. Gjithashtu, i riu, nuk iu bind policisë, duke shtuar edhe një a kuzë kundrejt tij.

“U konstatua duke ndërtuar pa leje dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndërprerë punimet, vihet në pranga 36-vjeçari.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje, veçanërisht në zonën e bregdetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, gjatë kontrollit të vijës bregdetare të Shëngjinit kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje e organeve kompetente.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: