fbpx
Lajme

Ndërtimi i aeroportit/ Klosi-operatorëve turistikë të Vlorës: Përgatituni për fluks vizitorësh

“Ne patëm një turizëm të kontrolluar, por ky ishte një vit që fitoi mbi frikën dhe mbi pasigurinë”, deklaroi sot, në një takim në Vlorë me strukturat hoteliere, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Ai vlerësoi menaxhimin e një sezoni jashtëzakonisht të vështirë turistik.

“Shifrat e hoteleve tuaja tashmë të deklaruara nga ju për turizmin e vitit 2020 dëshmuan që ne ia dolëm edhe plotësuam pak atë çfarë ne kishim objektiv. Ishim një destinacion i hapur, që në 1 qershor, i cili asnjëherë nuk u tërhoq nga frika e COVID-it”, tha Klosi.

Klosi theksoi se “ne vendosëm të ishim të hapur për destinacionet e rajonit dhe për ata që do të sillnin turistët të organizuar me çartera, dhe në qershor erdhi çarteri i parë turistik në Shqipëri”. “Në asnjë vend të Europës nuk ndodhi kjo”, tha ai.

Në fushën e turizmit, Klosi tha se “tani jemi futur në një rritje të qëndrueshme, por sërish dyshoj se jemi vetëm në 1/4 e mundësive tona për të bërë turizëm”.

“Së shpejti do të ndërtohet autostrada e Prishtinës, do të ndërtohet aeroporti i Vlorës për dy vjet, po ju duhet të përgatiteni për fluks turistësh”, tha Klosi.

Ai theksoi se “ky sukses i turizmit shqiptar ka ardhur nga fakti që ne jemi bashkë. “Deti është i gjithë shqiptarëve dhe duhet ta ofrojmë. Për tregun rajonal këtë vit patëm një arritje që ka të bëjë me një fashë të re turistike që është turizmi serb, maqedonas, të cilët erdhën me shumicë në Vlorë dhe në gjithë bregun. Ky bregdet i mrekullueshëm duhet të jetë alternativa e parë për rajonin. Nuk ka asnjë arsye që ne të mos jemi konkurrent të fortë me vendet fqinje, që kanë histori të gjatë me turizmin”, tha Klosi.

 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button