Lajme

Ndërtimi i thertores në Laknas të Kamzës, banorët në revoltë: Leja ka skaduar, po shkelet ligji

Banorët e fshatit Laknas në Kamëz sistematikisht kanë refuzuar ndërtimin e një thertoreje pranë banesave të tyre. Ata pretendojnë se zona ku do të ndërtohet objekti është pyll e zonë e gjelbëruar dhe ndodhet fare pranë shtëpive. Ditën e sotme, banorët kanë pasur debate me përfaqësuesit e firmës.

Banorët pretendojnë se leja për kryerjen e ndërtimit ka përfunduar, ndërsa përfaqësuesi i firmës, thotë se kanë afat deri në 36 muaj, pasi proceset gjyqësore të hapura nga vetë banorët, kanë shtyrë ekzekutimin e lejes.

Banorja: E ke marrë miratimin tonë me firmë për të ndërtuar fabrikën?

Përfaqësuesi i firmës: Ti ku merr leje për shtëpinë, merr leje te mua?

Banorja: Jo, se ma jep Bashkia

Përfaqësuesi i firmës: Edhe mua ma ka dhënë

Banorja: Kemi komunikuar me Bashkinë e Kamzës dhe ka thënë që nuk ka leje ndërtimi, është në aplikim. Ti s’ke leje drejtimi.

Përfaqësuesi i firmës: Kam leje drejtimi, kam 36 muaj kohë.

Banorja: Bashkia e Kamzës thotë të kundërtën.

Përfaqësuesi i firmës: Kam leje, ia të ta tregoj, si vij pa leje unë, sepse po më fusni në burg. Vlefshmëria e lejes është 36 muaj punë. Pezullimi shoqëron afatin.

Banorja: Gjykata e Apelit e ka bërë të pavlefshme ndërtimin. Për çfarë keni ardhur sot?

Përfaqësuesi i firmës: Ne kemi bërë aplikimin për të filluar punimet. Të fillojnë sepse s’ka nis ndonjëherë. U pezullua leja sepse po pritej vendimi i gjykatës. Pas vendimit leja është legjitime dhe e vlefshme. Kemi aplikuar pranë bashkisë.

Banorja: Ka ardhë me letra false. Nuk je për këtë punë. Bashkia e Kamzës thotë nuk e rinovon më lejen. E kam pesë metra larg, këtu do të bëhet stalla?

Përfaqësuesi i firmës: Ne jemi në dijeni që ka përfunduar leja e ndërtimin. Ne pretendojmë që zotërinjve i ka skaduar dhe deklarata mjedisore dhe leja e drejtimit, që prej kur kanë aplikuar. Gjykata vendosi në fillim në favor të banorëve. Di të them tani që ata s’kanë më leje.

Përfaqësuesi i firmës 2: Nuk kemi nevojë të revoltohemi. Policia na mbron neve. Po të prek njeri me dorë? Nëse vepron kundër ligjit, policia ndërhyn. Rrini në mënyrë paqësore, kemi të drejtën tonë. (BalkanWeb)

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: