Categories Lajme

Ndërtohet ‘Muri i Hong Kongut’ për demokraci, 32 km i gjatë

Dje në mbrēmje në Hong Kong nuk u pyet  “sa” mijëra njerëz. Dje mbi të gjitha u pyet vetëm “si”. Sepse ideja e formimit të një zinxhiri njerëzor për demokracinë, si ajo që krijuan qytetarët e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë saktësisht tridhjetë vjet më parë, lindi vetëm të hënën e shkuar, në një nga grupet protestuese. Dhe pesë ditë më vonë, dje, u krijua “Muri i Hong Kongut”.

Njerëzit fillimish u mblodhën në orë 19 rreth stacioneve të metrosë dhe për rreth një orë vullnetarët përgjegjës shoqëruan njerëzit nëpēr vendet që ishin përgatitur paraprakisht, një njeri për metër linear. Në orën 8 të mbrëmjes, siç dhe ishte caktuar, protestuesit ndezën telefonat mobil dhe lidhën duart.

Protestuesit kanë pesë kërkesa për autoritetet lokale: tërheqjen e ligjit të ekstradimit në Kinë, amnisti për protestuesit e arrestuar, proces herimor ndaj forcave të policisë për tejkalim të ligjit dhe në fund fjala magjike demokraci.
Përgjatë murit njerëzor ka çdo lloj fytyre. Të rinjtë, si gjithmonë janë mazhoranca. Por edhe familjet e tyre, të moshuar, të huaj. Shumë mbajnë në fytyrë maskë, në teori protesta nuk është e autorizuar.

Aty ku zinxhiri human përshkon kryqëzimet e rrugëve, protestuesit zënë rrugën vetëm kur semafori i këmbësorëve është i gjelbër dhe largohen kur ai bëhet i kuq.

Në rrugë nuk kishte policë por dhe as trazira, as kur  protestuesit u ndeshen me ndonjë grup të vogël pro Kinës.

Duket se pas sulmit ndaj një “spiuni” të supozuar kinez në aeroport, tani protestuesit kanë korrigjuar shenjestër dhe veten e tyre.

Protestat në Hong Kong nisë rreth dy muaj më parë, për të kundërshtuar një ligj i cili i hap rrugën ekstradimit dhe gjykimit në Kinë të të gjithë të ndaluarve apo arrestuarve, gjë e cila, sipas protestuesve, do të sillte rritjen e ndikimit të Pekinit mbi ish koloninë britanike.

Pekini prej disa ditësh ka nisur t’i tregojë muskujt Hong Kongut teksa mijëra forca të policisë kineze dhe automjete ushtarake të blinduara për transportimin e trupave, janë grumbulluar në një stadium në Shenzhen, fare pranë kufirit, që e cila ka rritur frikën e ndërhyrjes ushtarake kineze në territor.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME