fbpx
Lajme

Ndërtohet ura në Kabash të Pukës/ Kryebashkiaku Gjonaj: Investimet për këtë fshat nuk përfundojnë këtu

Ura e ndërtuar në fshatin Kabash të Pukës i jep zgjidhje  izolimit përgjatë stinës së dimrit të lagjes “Breg” dhe pjesës tjetër të këtij fshati. Ura e ndërtuar pranë qendrës të fshatit, shmang izolimin e bashkë me të dhe rrezikun e jetëve njerëzore, të cilët në kohë me reshje kanë rrezikuar disa herë. Kryetari i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj inspektoi përfundimin e këtij investimi, i cili vjen pas hapjes së rrugës nga Kisha e “Shën Palit” në qendër, e më tej në drejtim të lagjes “Breg”.

Gjonaj tha se “investimet për Kabashin nuk do të përfundonin këtu.

Ai ftoi banorët të punojnë token duke ju kujtuar se dikur Kabashi konsiderohej si hambar për Pukën falë prodhimeve të shumta dhe punës të banorëve të zonës. Administratorja e njësisë administrative Rrape, Lula Mema, tha se “fshati Kabash vitet e fundit është përfitues i disa projekteve. Banorët e fshatit janë përfitues të dy urave pasarela për këmbësorët, si dhe të rrugës që nuk ishte hapur ndonjëherë që në kohën e monizmit, nga kisha e Shën Palit deri në lagjen “Breg”, e cila është në objektin e bashkisë për tu shtruar me çakull”. Sipas saj, u arrit të bëhej edhe kjo urë që ka qenë një nga ëndrrat e fshatit Kabash dhe lagjes “Breg”. Banorët falënderuan kryebashkiakun Gjonaj , pasi me ndërtimin e kësaj ure iu zgjidhje problemit të tyre.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button