Lajme

Ndezi zjarr në tokën e tij dhe morën flakë pronat e banorëve të tjerë, arrestohet 66-vjeçari

Policia njofton se ka zbardhur një ngjarje në Memaliaj. Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 66 vjeç, banues në fshatin Qesarat, Memaliaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Qesarat, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume, në pronësi të banorëve të këtij fshati. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close