
Policia ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale M. B., i cili ishte në kërkim pasi ndezi zjarrin në fshatin Livinë, ku u dogjën tre banesa. I riu dyshohet se i vuri flakën tokës së tij, por më pas zjarri u përhap duke djegur tre banesat.
Aktualisht është aktive një vatër zjarri në mal ndërmjet fshatrave Livinë dhe Navaricë.