Lajme

“Ndihem i lodhur pasi kam kaluar Covid”, mjeku i përgjigjet Dashnor Dikos live

Mjeku pneumolog, Adrian Jorgji mori një pyetje nga këngëtari i njohur, Dashnor Diko. Këngëtari tha se ka kaluar Covidin dhe se tani ndjen pak lodhje. Mjeku deklaroi se në këtë rast, z.Diko duhet që të bëjë stërvitje të vogla, fillimisht pak, e duke shtuar fluksin stërvitor.

Pyetje: Kemi një pyetje nga këngëtari Dashnor Diko. Ai shprehet se e ka kaluar Covidin, por se ndjen lodhje Mjeku pneumolog Adrian Jorgji: Duhet të shqetësohemi kur kemi kollë dhe temperaturë të lartë. Me siguri që ka dëmtime si pasojë e Covid. Me lëvizje të vogla mund të ndjejmë lodhje, por duhet të bëjmë lëvizje.

Sot duhet të bëjmë pak lëvizje, nesër pak më shumë dhe pasnesër akoma dhe më tepër. Çdo ditë e më tepër të bëjmë lëvizje, vetëm kështu rikuperohemi gjithmonë e më shpejt. Kur jemi Covid, ka mundësi edhe të flemë përmbys, duhet të mos rrimë pasiv. Kështu shmangim trompozat.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: