Lajme

Ndihmoi për shuarjen e flakëve, Përfundon misioni i ekipit shqiptar në Greqi

Përfundoi misioni i zjarrfikësve shqiptarë dhe Forcave të Armatosura që i shkuan në ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarrve.

Mësohet se këtë mëngjes 48 trupat shqiptare janë nisur drejt pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, ku pritet të mbërrijnë aty rreth orës 15:00.

Ekipi shqiptar i erdhi në ndihmë autoriteteve greke për neutralizimin e zjarreve në një nga zonat më të prekura, si ajo e Alexandroupolit.

48 efektivë zjarrfikës, 5 mjete zjarrfikëse dhe 4 mjete mbështetëse nga Forcat e Armatosura dhe bashkitë ndërkufitare të Korçës dhe Maliqit, qëndruan për 15 ditë në Greqi dhe ndihmuan për tejkalimin e situatës së rëndë nga zjarret.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close