Lajme

“Ndihmoi Ukrainën gjatë luftës”/ Moska ‘hakmerret’ ndaj Greqisë, ja vendimi i papritur

Rusia është ‘hakmarrë’ ndaj Greqisë për mbështetjen që kjo e fundit i ka dhënë Ukrainës gjatë luftës duke shpallur non grata tetë diplomatë grekë.

Moska u ka dhënë diplomatëve tetë ditë kohë për t’u larguar nga vendi, ndërsa deklaroi se Greqia ka furnizuar me armë Ukrainën dhe kjo gjë është e pafalshme, shkruan gazeta shqip.

“Kursi i përplasjes Greqisë me Rusinë përfshin furnizimin me armë dhe pajisje ushtarake për Kievin”, tha ministria e jashtme ruse në një deklaratë.

Ministria e Jashtme ruse theksoi gjithashtu se ishte ankuar kundër deklarimit të një ekipi diplomatësh të shpallur non grata nga ana e Greqisë.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga vendimi i autoriteteve ruse. Nuk ka asnjë bazë për vendimin e autoriteteve ruse për deportimin e anëtarëve të misioneve diplomatike dhe konsullore greke në vend.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close