Categories Lajme

Ndihmonte shqiptarët të pajiseshin me pasaporta, arrestohet gangsteri pas 8 vitesh në kërkim

Një gangster lituanez, të paktën kështu e quan media britanike, që ndihmonte shqiptarët të pajiseshin me pasaporta për të shkuar në Britaninë e Madhe, është arrestuar pasi kishte 8 vite që ishte në kërkim.

Irmantas Zvybas, tani 30 vjeç, udhëtoi në Itali dhe Francë në raste të veçanta për të takuar dy shtetas shqiptarë që ai nuk i njihte. Ai më pas do të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar me ta pasi t’iu dorëzonte një pasaportë të ligjshme që i përkiste dikujt tjetër ‘i cili kishte ngjashmëri fizike’ me ta, tha Agjensia Kombëtare e Krimit (NCA).

Udhëtimet në Xhenova dhe Paris ndodhën në vitin 2011, kur Zvybas jetoi në Cheetham Hill, në komunitetin Lituanez të Mançesterit.

Gjykata mbretërore dëgjoi në gjyq se atij i ishin dhënë 400 paund për uidhëtimet. Udhëtimi i parë ishte dukshëm i suksesshëm, pasi Zvybas fluturoi për në Xhenova nga aeroporti Stansted më 28 Mars 2011 dhe u kthye të nesërmen.

Pastaj më 21 maj 2011, Zvybas fluturoi nga Liverpooli në Paris dhe u kthye në Mbretërinë e Bashkuar përmes aeroportit Luton, ku u mor në pyetje nga oficerët e kufirit. Burri që kishte udhëtuar me Zvybas pranoi se ishte përpjekur të hynte në MB në mënyrë të paligjshme dhe nuk kishte të drejtë ligjërisht të ishte në vend. Zvybas i kishte shpëtuar drejtësisë në atë kohë e mendonte se nuk do të arrestohej më.

Ai u arrestua në aeroportin e Rigës në Letoni kur po bënte pushime me familjen e tij. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti europian, lëshuar nëntë vjet më parë. Gjykatësi tha se Zvybas thjesht ishte marrë më vonë me jetën e tij, ishte martuar e bërë baba, ndërsa punonte nëpër Europë, përfshirë edhe Suedinë. Ai u ekstradua përsëri në Mbretërinë e Bashkuar në tetor dhe u dërgua në burg në Strangeuays.

Zvybasit i kanë mbetur vetëm 10 muaj burg, por mendohet se ai thjesht do të ekstradohet për në Lituani, ku do të jetojë tashmë pranë familjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME