Categories Kuriozitete, Lajme

“Ndiq rrugën e Lumit të Vlorës e do shohësh mrekulli”, Rudina Xhunga tregon Labërinë sekrete, nga Kanina në Kuç!

Episodi i radhës i ciklit “Shqiptarët e mrekullueshëm” të kushtohet ty që ke frikë nga pandemia dhe nuk do të pushosh në det ku ka shumë njerëz, po do kamping dhe aventura në natyrë. Epo merr një maskë me vete, për siguri, rezervo një fuoristradë te “Blue sky travel” në Vlorë, ose mund të shkosh me makinën tënde, nuk ka problemm rruga. Merre dhe nisu të shohësh vende përrallore të pazbuluara të Labërisë.

Siç bëri dhe gazetarja Rudina Xhunga, e cila na tregoi ura të shekullit të 17, të cilat shumë prej nesh nuk e dinin se ekzistojnë.Ndiq rrugën e Lumit të Vlorës, dhe patjetër që do të shohësh mrekulli, nga ato që s’kanë të dytë. Ndonëse rruga ende nuk ka përfunduar, shumë turistë, sidomos ata të huaj, kanë marrë fuoristradat dhe kanë shëtitur përgjatë lumit, e shkelur urë më urë. Rudina, me Besin e Blue Sky Travel e nisën udhëtimin nga Drashovica, ku fillimisht treguan lapidarin e Drashovices, e më pas urat.

Ndalesa e parë ishte te Ura e Slapit e shek të XVll.Pa shkuar në fshatin Gjorm, do t’ju dalin të tjera çudira, siç është Ura e Frëngut.Rruga e Lumit të Vlorës ka përfunduar në lotin e parë, që shkon deri në Gjorm, ndërsa është hapur dhe po punohet deri në Kuç. Rruga e asfaltuar mbaron pa vajtuar te Ura e Frëngut. “Kjo urë është një mrekulli. Por fjala e parë që mendova kur e pashë ishte: “O plehra që hidhni plehra.” Eja shikoje Urën e Frëngut. Por të lutem shumë mos hidh plehra”, ishte apeli i Rudinës pasi pa mbeturinat të hedhura te Ura. Pas Urës së Frëngut, do të njiheni me një tjetër urë të shekullit te 17.
Ura E Bratajt, destinacioni i radhës.“Ky lumi këtu, mua më kujton Tropojën, një zonë shumë e zhvilluar. Vetëm mungesa e rrugës, e ka lënë lumin e Vlorës në ditë të zezë. Çfarë turpi, që nuk i kanë bërë rrugën kësaj zone. Turpëruese dhe fatkeqe. Se do ishte zhvilluar e gjithë zona. ” Ura e Bratajt, i përket shekullit të XVII, dhe gjithçka është ruajtur ashtu siç ka qenë.
“Kur shikon gjurmët e kuajve, duket sikur sapo kanë, kaluar”, tregon gazetarja Xhunga.

Është një destinacion perfekt për të gjithë. Për ata që duan të zbulojnë pak nga parajsat e vendit tonë, ata që duan natyrën, historinë, por edhe për ata që janë qejflinj instagrami, se pamjet janë një mrekulli. S’do ua besojnë që jeni në Shqipëri. Rruga për te Ura e Bratajt, behet duke ecur, ndaj sigurohuni që të keni veshjen e duhur, atlete, ushqim që do të shijojë si askund tjetër buzë lumit, te rrapi.

Por edhe rrobat e plazhit, për t’u larë në lumë. E në ç’lumë do thuash! Uji kristal, shumëngjyrësh, rrethuar nga gjelbërimi i pemëve dhe guriçkat e bardha, një mrekulli e natyrës sonë bujare.Po kush nuk e do një kafe pas shëtitjes në Urën e Bratajt. Në Kallarat, të sugjerojmë të ndalosh te kafja e Zeqo Hoxhës “Mbase nuk e dini, mendoni se është kafja e një zotërie nga Kallarati. Në fakt, nuk është kaq. Është shumë më tepër. Është kafja e një këngëtari polifonie. I Gjirokastrës së 1983”.

Hoxha, na tregon për historinë e këngës “Ç’u këput një këmbë mali”, ndër më të veçantat e këngëve labe, të cilën ai e ka interpretuar në Festivalin e Gjirokastrës. Destinacioni i fundit, për këtë episod të Shqiptarëve të Mrekullueshëm, është në Kuç, te Perlat Abazi, i cili bisedën me Rudinën, e nis duke e falënderuar atë, për rikthimin në Kuç.“Atëherë të solli Fatmir Toçi, që i uroj me shpirt shërim të shpejtë, se ka bërë shumë për Kuçin. Tani erdhe vetë”.

“Atëherë thashë nuk vij më në Kuç, më dhembnin veshkat (qesh). Edhe sot më dhembin, por jo shumë”.
Perlat Abazi, flet me një pasion të madh për vendin e tij. Një njeri punëtor, që mban shpresë se aktiviteti i tij, por edhe e gjithë zona do të zhvillohet edhe më shumë falë rrugës që po ndërtohet, se rrugët sjellin zhvillim. “Unë punoj leshin, e blej te çobanët, e laj. Kam punishten, e përpunoj, e bëj fill dhe e ngjyros”.
Ai s’ka hequr dorë nga tradita, ndërsa vijon t’i punojë me dorë, qilimat dhe sixhadetë që i shet në të gjithë vendin. Sot në Shqipëri, nesër nuk i dihet, mbase edhe me tej. Sepse rruga i sjell të gjitha, edhe njohjen edhe zhvillimin. Dhe Labëria sekrete nuk do jetë më e tillë, kur rruga të mbarojë, do jetë e të gjithëve, siç thoshte Çajupi: Labëri sa të dua, me pyjet e malet e tua!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME