Categories Lajme

Ndocaj i nis SMS Ramës, ja çfarë i shkruan ish-shefit

Ish-deputeti kaubojs Eduart Ndocaj, i cili u shoqërua dje nga ana e Policisë në Fishtë të Lezhës, i ka shkruar një sms kryeminsitrit të vendit Edi Rama, ku i shpjegon të gjithë atë që ka ndodhur, Ndocaj shprehet se ai ka pasur një ftesë nga Drejtori i Kulturës në Lezhë Pjeter Zefi, dhe ka qenë Pjerin Ndreu ai që ka dashur të mos jetë pjesë e takimit.

“Zoti Kryeminister, sinqerisht u ndjeva keq sot nga incidenti qe krijoi Pjerin Ndreu pa asnje motiv. Isha i ftuar te merrja pjese ne aktivitet nga Drejtori Kultures Pjeter Zefi. Ftesen ma beri me telefon mbasi kam vetem dy dite qe kam ardhur nga Milano. U gezova shume qe do isha i pranishem ne kete ceremoni. Mora me vete dhe nje mikun tim italian qe kishte ardhur me mua nga Italia. Ne postbllokun e pare me thane qe italiani nuk mund te marre pjese. I thashe pa problem dhe italiani u largua te me priste ne shtepi.

Ne postbllokun e dyte me kerkuan ftesen. Per fat aty u ndodh Drejtori i Kultures i cili u tha qe eshte i ftuar. Ne kete moment kalon Pjerin Ndreu dhe i thote policeve: “mos lejoni njerez te padeshiruar” Policet menjehere me larguan me force dhe me cuan ne Komisarit te Policise. Zoti Kryeminister me erdhi shume keq qe ne ndaluan te merrja pjese ne kete ceremoni historike.

Qendrimet politike nuk kane lidhje me ngjarjet historike. Politikisht une shpreh ate qe mendoj per ju, por institucionalisht ju jeni edhe Kryeministri im. Po keshtu edhe Pjerin Ndeu i cili shfrytezoi pozicionin shteteror per te shfryre inatin kunder meje. Humba nje rast qe te vjen nje here ne jete”, shkruan Ndocaj në mesazhin që i ka dërguar Ramës, dhe që sigurisht i ka mbetur pa përgjigje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME