
Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka folur për shoqërimin në polici pasi u paraqit në një eveniment për përurimin e shtëpisë muze të Gjergj Fishtës, ku thotë se e ftoi Paulin Zefi. Ndocaj thotë se policët e shoqëruan me dhunë pas urdhrit që i dha Pjerin Ndreu ndërsa shton se do të bëjë denoncim për këtë cështje.
“Kam ardhur nga Italia vetëm për këtë eveniment. Për ftesën më mori në telefon Paulin Zefi. Sapo ka mbërritur Pjerin Ndreu, u dha urdhër të më largojnë. Ndaj meje është përdorur dhunë, bashkë me avokatin do të bëjmë denoncim”, tha Ndocaj. Ndocaj u liruar pas 5 orësh nga policia. Arsyeja përse u shoqërua me forcë nga ana e punonjësve të policisë dhe gardës është sepse Ndocaj nuk ka kishte ftesë për të qenë i pranishëm në këtë aktivitet, ku do të merrte pjesë dhe Rama.
Gjatë momenteve të shoqërimit, Ndocaj u kërkoi gardistëve që të mos e dhunonin, për shkak se ai vetëm disa ditë më parë iu nënshtrua një operacioni në stomak, nga i cili ende nuk është shëruar plotësisht. “Mos më prekni se jam i operuar në stomak, mos me prekni me dorë. Ka dhënë urdhër Rama që unë të mos jem në aktivitet”, është shprehur Ndocaj gjatë momenteve të shoqërimit.
Policia-Ndocajt: Jeni pa ftesë, duhet të largoheni nga këtu!
Ndërkohë Faxweb.al ka publikuar edhe pamjet e shoqërimit më forcë të ish-deputetit, i cili shihet se rrethohet nga forca të shumta policie. Nuk ka ende një reagim zyrtar nga ana e bluve për ngjarjen.
Mësohet se policia u përplas dhe me qytetarë të tjerë për të mos u afruar në aktivitet.
Banorët e zonës kanë dashur të ndjekin aktivitetin, duke respektuar emrin e Fishtës së madh, por u bë kohë që kryeministri Edi Rama po i mban larg qytetarët ngado që shkon, dhe takimet e tij janë kryesisht me regji.