Categories Bota, Lajme

Ndodh edhe kjo/ Kryebashkiaku merr mandatin e tretë në zgjedhje, edhe pse nuk jetonte (Video)

Një kryebashkiak rumun i cili ka humbur jetën për shkak të Covid-19, ka fituar një mandat të tretë pas vdekjes. BBC shkruan se Jon Aliman u zgjidh për herë të tretë si kryetar i bashkisë Deveselu, një fshat në Rumaninë jugore, duke siguruar 64% të votave. Zyrtarët thanë se kur Aliman vdqi, ishte shumë vonë për të hequr emrin e tij nga fletët e votimit. Ai ndërroi jetë më 15 shtator në kryeqytet, në Bukuresht.

Për të nderuar kryebashkiakun e ndjerë, qindra fshatarë në Deveselu shkuan të dielën në qendrat e votimit dhe gjithsesi votuan për Aliman. Kryebashkiaku do të kishte festuar ditëlindjen e tij të 57-të në ditën e zgjedhjeve. Të tjera zgjedhje do të bëhen, por vendasit kanë vizituar varrin e tij për të bërë nderime.

Në një video në mediat sociale shihet një grup i madh fshatarësh që mblidhen rreth varrit të Aliman. “Është fitorja juaj”, mund të dëgjohet një burrë duke thënë në video. Aliman, një ish-oficer i marinës, ishte një anëtar i Partisë Social Demokrate me prirje të majtë (PSD) dhe do të kishte mbushur 57 vjeç të hënën. Aliman nuk është i pari kandidat i vdekur rumun që fiton zgjedhjet. Në vitin 2008, Neculai Ivascu u rizgjodh kryetar i Bashkisë së Voinesti-t, në veri-lindje të vendit, pasi vdiq nga një sëmundje e mëlçisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME