Categories Lajme

Ndodh edhe kjo/ Policia e ndalon se pse ka dalë nga shtëpia, 63-vjeçari jeton prej 10 vitesh në rrugë

Një i pastrehë në Itali është gjobitur pasi gjatë karantinës ka dalë nga… shtëpia. 63-vjeçari me emrin Pasquale është ndëshkuar me 280 euro gjobë në 19 nëntor nga Policia e Komos, për shkelje të masave antikoronavirus. Efektivët e panë të moshuarin në qendër të qytetit, aty ku ai kishte zënë vend, dhe e gjobitën. Edhe pse zyrtarisht ka shtëpi, Pasquale Giudice ka 10 vite që jeton në rrugë dhe e mban frymën gjallë duke kërkuar lëmoshë.

Angelo Orsenigo, këshilltari rajonal i demokratëve në Komo, e konsideroi masën ndëshkuese “qesharake dhe mizore”. “Është qesharake dhe mizore që të ndëshkohet një person që nuk ka se ku të futet për të respektuar karantinën. I kërkoj autoriteteve që ta tërheqin gjobën jo vetëm sepse është e pamundur që të paguhet nga i moshuari, por edhe për faktin se përforcon përshtypjen se Komo dhe institucionet e tij nuk kanë mëshirë për të varfërit në një moment kaq të vështirë që po kalojmë”, u shpreh Orsenigo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME