Categories Lajme

Ndodhi një gabim, anulohet shorti për dosjen e Tahirit, emrat që do ta gjykojnë

Dosja në ngarkim të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri do të vazhdojë procesin gjyqësor me kryesues të trupit gjykues Ilir Pandën dhe dy anëtarët Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe.

Kjo dosje është hedhur gabimisht në short së bashku me 42 çështje të tjera pasi në bazë të ndryshimeve të reja ligjore, e njëjta trupë gjykuese që ka vendosur në dhomë këshillimi kalimin e çështjes  për gjykim në Gjykatën e Lartë, duhet të vazhdojë edhe procesin gjyqësor.

Shorti i hedhur gabimisht kishte  përzgjedhur gjyqtarin Sandër Simoni si kryesues të seancës. Pas ndryshimeve ligjore që hynë në fuqi më 1 Qershor shorti i dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës është anuluar  për të gjitha dosjet që ishin në gjykim.

Ndërkohë  në Gjykatën e Lartë ende nuk ka asnjë datë se kur do të nisë procesi gjyqësor për Tahirin dhe Çelën. Ky i fundit një ditë më parë i ka kërkuar gjykatës së posaçme shuarjen e afateve të p araburgimit pasi që nga koha kur është dhënë vendimi i Gjykatës së posaçme të Apelit, ka kaluar më shumë se një vit.

Po ashtu Jaeld Ccela ka kërkuar edhe ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë më të lehtë sigurie. Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela u gjendën fajtorë për veprën p enale të “Shpërdorimit të Detyrës”. Ish-ministri u dënua me 3 vite shërbim prove ndërsa Jaeld Cela me 3 vite e 4 muaj b urg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME