Lajme

“Ndoshta nuk vjen, është me pampersa, por do e ngrejmë prej leckash”/ Anëtari i KQZ-së shokohet nga ajo që shkruan patronazhisti për nënën e tij

Anëtari i Komisionit Rregullator në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Muharrem Cakaj ka bërë të ditur se janë publikuar të dhënat e nënës së tij për të votuar në zgjedhje. Ndërsa publikon të dhënat për nënën e tij, Cakaj shprehet se kjo veç se përbën shkelje është edhe tmerr, pasi patronazhisti deklaron se do ta ngrenë prej leckash nënën e tij që të votojë.

“Ndoshta nuk vjen, është me pampersa, por do e ngremë prej leckash”, kështu deklarohet në sistemin e patronazhimit për Anastasinë, nënën 85 – vjeçaren, nga patronazhisti Alush. Tmerr ku kemi mbërritur…”, shkruan Cakaj në rrjetet sociale.

Më poshtë postimi i plotë i anëtarit të KQZ-së

“Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë”. Kështu e përcakton Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 45 të saj. “Ndoshta nuk vjen, është me pampersa, por do e ngrejmë prej leckash”, kështu deklarohet në sistemin e patronazhimit për Anastasinë, nënën 85 – vjeçaren, nga patronazhisti Alush. Tmerr ku kemi mbërritur….

Zotohet Alushi të ngrejë prej leckash Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe gjithë sistemin e “zgjedhjeve të lira”. Të nderuar zgjedhës shqiptarë. Jeni të LIRË të votoni në 25 Prill, kështu e kemi vendosur të gjithë ne me Referendum kur e kemi miratuar Kushtetutën e Shqipërisë. Mos lejoni asnjeri t’ju thojë çerek fjale e jo më t’ju ngrejë prej leckash. Vota është e drejta Juaj, askush nuk mund t’ju ndikojë. Nëse Ju dëshironi, ushtrojeni të LIRË këtë të DREJTË !

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: