Categories Lajme

Ndotja e ajrit ua vështirëson jetën qytetarëve në Ballkan, 500 raste vdekjesh të parakohshme çdo vit

Në qytetet e mëdha në vendet e Ballkanit si dhe në Itali qytetarët përballen me problemet nga smogu dhe ajri i ndotur.

Të premten (17.01) në Beograd pas dhjetë ditësh më në fund u shpërbë mjegulla e dendur. Mjegulla e krijuar prej të ftohtit dhe lagështirës ishte përzierë me ajrin e ndotur prej ngrohjes, makinave dhe centraleve të energjetikës.

Nisma qytetare „të mos mbytet Beogradi” kritikoi qëndrimin e qeverisë ndaj këtij problemi dhe bëri thirrje të premten për një protestë. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq deklaroi: «Problemi ekziston, por ekziston edhe një fushatë që ndonjëherë është groteske.»

Ajri i ndotur në Shkup

Në dimër kanë probleme me ajrin e ndotur edhe qytete të tjera të mëdha në Ballkan, kryesisht metropolet në situata gjeografike në lugina si p.sh. Sarajeva në Bosnjë-Hercegovinë apo Shkupi në Maqedoninë e Veriut.

Vitin e kaluar programi i OKB-së për mjedisin Unep hulumtoi ndotjen e ajrit në 19 qytete të Ballkanit. Sipas raportit ndotja e ajrit në qytetet e verifikuara shkakton çdo vit 500 raste vdekjesh të parakohshme.

Shkaktari kryesor janë emisionet e centraleve të energjetikës dhe sistemet e ngrohjes. Edhe në disa pjesë të Italisë prej ditësh mbizotëron gjendje alarmi prej smogut.

Në Romë deri të premten pati ndalim të qarkullimit për makina me naftë. Megjithatë vlerat e grimcave të ajrit në stacionet matëse nuk janë ulur.

Vlera të rritura ka pasur prej ditësh në Torino, ku u vendos ndalimi i qarkullimit me automjete.Të prekura kanë qenë edhe qytetet Piacenza, Parma e Modena.

Arsyeja e ajrit të ndotur ndër të tjera ka të bëjë edhe me motin me thatësira të vazhdueshme. /DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME