Categories Lajme

Ndotje mjedisore, prerje te pyjeve dhe ndërtime pa leje, procedohen gjashtë persona në Durrës

Gjatë persona janë proceduar penalisht për krime mjedisore. Policia e Durrësit njofton se janë goditur gjashtë raste në fushën e ndotjes së mjedisit, prerjes së pyjeve dhe ndërtimeve pa leje.

Durrës-Informacion Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Goditen 6 raste në fushën e ndotjes së mjedisit, prerjes së pyjeve dhe ndërtimeve pa leje.

Procedohen penalisht 6 shtetas Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë kapur dhe proceduar penalisht për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve” shtetasit L. L dhe N. Xh, pasi janë kapur duke transportuar me kamionët e tyre inerte të cilat i hidhin në Porto Romano, Durrës.

Gjithashtu po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit:

-M.B., pasi është kapur duke bërë ndërtim pa leje. S.J., pasi afër banesës së saj ka djegur mbetje të ndryshme duke shkaktuar ndotje të ajrit .

I. H., pasi duke djegur mbeturina zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke prej 1 dynym, me ullinj e shegë, në pronësi të shtetasit S.GJ.

Si dhe shtetasi G.T, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Manëz-Shkafane, duke transportuar me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme, lëndë drusore.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME