Lajme

Ndryshime në Qeveri, shkarkohet nga detyra zv.ministrja Turizmit

Është shkarkuar nga detyra zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi.

Bhët me dije se me propozimin e kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi që Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit të lirohet nga kjo detyrë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Kujtojmë që në vend ditët e fundit janë zhvilluar prorotesta nga qytetarët për Joanda Avdiun, e cila u përplas nga një skaf në plazhin e Himarës teksa ishte duke u larë në det. Protestiesit kërkojnë që të shkarkohet nga detyra ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close