Categories Lajme

Ndryshon leja e qarkullimit të automjeteve, Gonxhe: Do të kushtojë më pak

Leja e qarkullimit te automjeteve ne Shqiperi do te ndryshoje se shpejti. Formati dhe permbajtja e dokumentit do te jete krejt e re, sipas nje njoftimi qe ka dhene drejtori i sherbimit te transportit, Blendi Gonxhe.

Njoftimi: Së shpejti! Leja e re e Qarkullimit të Mjetit Rrugor! ✔️????????????????????????????????
AVANTAZHET direkte për qytetarët: – Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Leja e re që unifikon dokumentat e mjetit në 1 do kushtojë vetëm 2,100 lekë, -40%! – Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, pra nuk do bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale! – Leja e re nuk ka afat vlefshmërie!

– Leja e re përfshin të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj!
– Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit! – Leja e re nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet, nuk griset si leja aktuale!

– Leja e re përmban elementet e sigurisë si: watermark – logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet vetëm nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – fije fluoreshente që dallohen vetëm me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – logo identifikuese e dallueshme vetëm me rreze ultraviolet; hologramë – stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës nga prodhuesi me dizajn të personalizuar!
– Leja e re do ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi eDPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite, etj!

– Personalizimi me puntim! – Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit gjermane! Zvogëlohet në maksimum mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim për çdo verifikim nga autoritetet brenda/jashtë vendit!

– Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike e rezistente, si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar! – Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetari lehtësohet nga kosto e angari që përsëritej çdo tre vjet! SQARIM: – Leja e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin! Leja e re NUK do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME