Categories Lajme

Ndryshon ligji për mbrojtjen e të dhënave, gjobë deri në 2 miliardë lekë për shkelësit

Janë bërë publike ndryshimet e parashikuara në projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale” në raport me ligjin në fuqi Nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
Ndryshimi i parë lidhet me përmirësimin e përkufizimit të termave të përdorur në projektligj, si dhe në prezantimin e termave të reja.

Konkretisht, në një nga termat më të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale është pëlqimi. Përkufizimi i këtij termi ka ndryshuar në mënyrë tillë që si pëlqim të merret çdo element tregues të vullnetit të subjektit të të dhënave, të dhënë lirisht, të informuar dhe të qartë nëpërmjet të cilit ai, me anë të një deklarate ose me një veprim të qartë pohues, shpreh dakordësinë për përpunimin e të dhënave personale që lidhen me të, për një ose më shumë qëllime specifike. Ndërkaq, janë prezantuar terma të reja në projektligj si, përpunimi i mëtejshëm, të dhënat e pseudonimizuara, si dhe shtimi i kategorive të të dhënave sensitive.

(Kliko ketu per te lexuar PROJEKTLIGJIN)

Në drejtim të të drejtave të subjekteve të të dhënave, projektligji jo vetëm që përmirëson dhe zgjeron të drejtat e tyre të parashikuara nga ligji në fuqi, por parashikon për herë të parë edhe të drejta të reja si e drejta për t’u harruar dhe e drejta për transferueshmërinë e të dhënave.

Gjithashtu, parimet dhe kriteret për përpunimin e të dhënave personale edhe pse mbeten të njëjta, përshkruhen në mënyrë më të detajuar dhe të hollësishme.
Në funksion të mbrojtjes efektive të të dhënave personale, krahas detyrimeve të parashikuara nga legjislacioni aktual parashikohen edhe detyrime të reja për kontrolluesit dhe përpunuesit si: kryerja e vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale përpara fillimit të një procesi përpunimi, detyrimi për tu konsultuar paraprakisht me Komisionerin përpara fillimit të përpunimit të dhënave, në rast se ky përpunim rezulton me rrezik të lartë për subjektin e të dhënave, detyrimi për emërimin e një nëpunësi të mbrojtjes së të dhënave, si dhe prezantimi për herë të parë i kodeve të sjelljes dhe mekanizmave të certifikimit.

Në ndryshim nga ligji aktual i cili nuk përmban parashikime të posaçme, me këtë projektligj parashikohen për herë të parë rregulla mbi përpunimin e të dhënave personale nga autoritetet kompetente për sigurinë publike ose kombëtare dhe për parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.

Një ndryshim thelbësor që sjell ky projektligji është rishikimi i mandati dhe kompetencave të Komisionerit në interes të pavarësisë së tij dhe ushtrimit të funksionit për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit duke parashikuar për herë të parë, kompetenca ndihmëse, hetimore dhe korrigjuese.

Projektligji prezanton një sistem të ri sanksionesh administrative për shkeljen e dispozitave të tij duke rritur në mënyrë të konsiderueshme masën e gjobës, e cila unifikohet me masën e gjobës që zbatohet nga vendet e Bashkimit Europian, si një tregues i qartë për rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave personale dhe zbatimi i detyrimeve që burojnë nga kuadri ligjor në këtë fushë.

Gjoba për kundërvajtjet administrative do të të shkojë deri në 2 miliardë lekë, ose deri në 4% të xhiros totale vjetore të përgjithshme për vitin financiar paraardhës në rastin e ndërmarrjeve.

“Shkelja e detyrimit për bashkëpunim apo e çdo akti të Komisionerit, sipas paragrafit 1 të nenit 85, moszbatimi i një urdhri, apo kufizimi të përkohshëm ose përfundimtar të përpunimit, ose, pezullimi të shkëmbimit të të dhënave, i nxjerrë nga Komisioneri në përputhje me gërmën b) të paragrafit 2 të nenit 85, duke marrë parasysh edhe faktorët e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë deri në 2 000 000 000 lekë, ose në rastin e një ndërmarrjeje, deri në 4% të xhiros totale vjetore globale për vitin financiar paraardhës, cilado që është më e lartë”, thuhet në ligj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME