Categories Lajme

Ndryshon polica e sigurimit/ Ja çfarë duhet të dini nëse makina juaj është e dëmtuar

Ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm parashikon disa risi për qytetarët, ku një prej tyre është edhe modeli i ri i polices së sigurimit. E njohur ndryshe TPL e automjeteve.

Kjo që shikoni në foto do të jetë forma e re e policës që do të jetë e vlefshme nga 1 korriku…risia nuk vjen vetëm në formë, por edhe në afate për qytetarët.

Konkretisht për ato dëme me vlerë deri në 100 mijë lekë, ligji i ri përcakton afatin 14 ditor për trajtimin e dëmeve dhe jo 30 ditë siç është aktualisht.

Një tjetër risi është edhe fakti se në rast se shkaktohet një aksident nga një mjet i pasiguruar, qytetari drejtohet direkt tek kompania e tij e sigurimit dhe jo më tek Fondi i Kompensimit, një procedurë kjo e cila është shoqëruar me shumë zvarritje në ndarjen e fondeve.

Në faqen e pasme të TPL evidentohet që kompania ka për detyrë t’i japë drejtuesit të mjetit edhe formalin e aksidenteve që do të plotësohet në rastet me dëm deri në 30 mijë lekë.

Ndryshime përfshijnë edhe policën e sigurimit në transport edhe atë kufitare, pra kartonin jeshil.

Të tre policat e sigurimit janë bërë publike në faqen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Pas konsultimeve ato do të miratohet nga bordi dhe do të jenë për zbatim në korrik.

Gjithashtu, në pjesë e pasme të policës së re të sigurimit TPL, janë reflektuar ndryshimet ligjore në lidhje me limitet e përgjegjësisë, ku parashikohet rritje e tyre në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, në 1 korrik të këtij viti, shoqëruar me rritje graduale nga 1 janari 2022 deri në 31.12.2026. Vizion Plus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME