Lajme

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend, nafta ‘kthehet’ aty ku ishte. Ulet edhe benzina

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend. Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 6 Korrik 2022, kur nuk kishin kaluar 24 orë nga mbledhja e fundit, vendosi që të ulë sërish çmimi e naftës.

Ndërkohë që më 5 korrik, nafta ‘kërceu’ me 12 lekë/ litri dhe u vendos çmimi i shitjes me pakicë jo më shumë se 252 lekë/litri, pak orë më vonë, në 6 korrik u vendos të shitet jo më shumë se 243 lekë/litri.

Ulje ka pësuar edhe çmimi i shitjes me pakicë i benzinës, nga 241 lekë/litri që u vendos të martën, sot do shitet jo më shumë se 229 lekë/litri.

VENDIMI

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 ekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

????Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close