Categories Lajme

Ndryshon sigurimi i automjeteve, ja cili është dënimi për shoferët e ‘rrezikshëm

Në Shqipëri janë rreth 711 mijë mjete në qarkullim sipas të dhënave nga Drejtoria Rrugore.

Ndërkohë kompanitë e sigurimeve tregojnë se janë lidhur vetëm 660 mijë siguracione për to, ndërsa rreth 50 mijë mjete janë pa një të tillë.

Qeveria ka miratuar një ligj që hyri në fuqi në 1 korrik dhe prek të gjithë individët me mjete motorike, të cilat siguracionin e kanë të detyrueshëm.

Çmimet e tyre pritet të ndryshojnë , ndërsa në diskutim është një projekt-rregullore, e cila do t’i kërkojë kompanive të sigurimit që të përfshijnë tek çmimi i primit të siguracionit edhe disa faktorë të tjerë risku, ku ndër të tjera janë dhe eksperienca apo mosha e drejtuesit të mjetit. Në bazë të këtyre faktorëve siguracioni pritet të jetë më i lartë për shoferët e rrezikshëm dhe shpërblyes për ata të mirë.

Gjithashtu do kërkohet të përdoret dhe sistemi Bonus-Malus apo historiku i dëmeve të mjetit. Ky sistem me ndryshimet ligjore u la në dorë vullnetare të kompanive e sigurimit, por asnjëra prej tyre nuk e ka zbatuar.

Momentalisht kompanitë e sigurimit tek çmimi i primit marrin parasysh vetëm vjetërsinë dhe fuqinë motorike të mjetit. Eksperti rrugor Arben Luzi shprehet se ky sistem i ri siguracioni do të shtonte sigurinë rrugore:

“Është një hap i vonuar. Shoferët e këqinj tashmë do paguajnë para nga xhepi i tyre dhe do t’i djegë tani nëse bëjnë ndonjë gabim, sepse kjo do të thotë të paguajnë më shumë lekë. Le të themi se është një formë dënimi, tani nuk do të ketë më bamirësi se janë lekët e siguracionit, por duhet ta marrësh sikur janë lekët e tua. ”

Projektrregullorja parashikon se AMF mund të ndërhyjë nëse tarifat e reja të vendosura nga kompanitë e sigurimit i duken të padrejta dhe nuk ndjekin metodologjinë e përcaktuar me ligj.

TAB 1, Mjete në qarkullim, 711 358, Me siguracion, 663 372, Pa siguracion, 47 986 , TAB Faktorë që pritet të përfshihen në siguracion -Mosha e mjetit -Fuqia motorike -Qarku i regjistrimit -Burimi i energjisë (elektrike apo jo) -Mosha e të siguruarit -Eksperienca në drejtimin e automjetit -Sistemi Bonus-Malus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME