Categories Lajme

Ndryshon struktura e policisë: Komisariati i Kavajës i kalon Durrësit, Kruja i kalon Tiranës

Ndryshimet në strukturën e Policisë së Shtetit tashmë janë gati dhe presin vetëm zbatimin. Report Tv zbardh disa prej ndryshimeve kryesore, mes të cilave Komisariati i Kavajës nuk do të jetë më në varësi të drejtorisë së kryeqytetit, por për shkak të lehtësisë së territorit do ti kalojë në administrim Policisë së Durrësit.

Nga kjo e fundit, shkëputet komisariati i Krujës, që i kalon drejtorisë së policisë së Tiranës nën varësi për të njëjtat arsye. Kruja, edhe pse është pjesë e qarkut Durrës dhe Kavaja në qarkun Tiranë, ndër vite janë hasur vështirësi administrimi nga ana e policisë dhe për këtë arsye është parë e udhës të bëhet ky ndryshim. Mësohet se në vijim, komisariati i Vorës dhe i Krujës, do t’i përkasin Tiranës do të njihen si Komisariati nr. 7 dhe nr. 8, duke iu shtuar në listë numërore 6 komisariateve të tjera të kryeqytetit.

Ngjarjet kriminale tashmë do të kenë një administrim ndryshe, të ndara në dy sektorë të ndryshëm. Policia Kriminale, e cila më herët ka hetuar të gjitha llojet e krimeve, tashmë do të ketë detyrë vetëm krimet e rënda që kanë në fokus goditjen e grupeve kriminale, ndërsa krijohet nga e para një sektor për krimet me fokus në dhunën në familje, konfliktet banale, apo ato që konsiderohen krime më të lehta. Kjo ndarje bëhet për efekt administrimi dhe kohe.

Beteja e pak muajve më parë me sulmet kibernetike të Iranit ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit, është bërë shkak që policia të forcojë këtë strukturë. Një sektor i veçantë krijohet pasi krime të tilla që kanë pasur rritje te ndjeshme në vitet e fundit, të mund të kenë efikasitet me të lartë hetimi. Lufta kundër narkotikëve është në fokus me shtim të hetuesve, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për krimin ekonomik, tek i cili do të ketë ulje të agjentëve të shpërndarë në terren në drejtori vendore, pasi kjo detyrë do t’i jepet drejtorisë qendrore.

Burime nga Policia e Shtetit i thanë Report Tv se krimi ekonomik do të vijoj të ketë zyrë në drejtori të Tiranës dhe do të presë denoncime të qytetarëve deri në një shumë të limituar, që shkon në 500 mijë lekë dhe vlerat më të mëdha do të hetohen në drejtori të përgjithshme.

Struktura e re provokon edhe lëvizje të organikës, ku pritet të ketë transferime brenda për brenda komisariateve dhe drejtorisë së Tiranës, pa cënuar numrin e punonjësve në total mbetet i njëjtë, 2394, duke mos pasur nevojë për punësime të reja apo largime

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME