Lajme

“Në 2022 janë larguar nga puna 35 punonjës kadastre”/ Artan Lame i paralajmëron: Mos u joshni nga shuku i parave, do të merrni veten në qafë

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka njoftuar se në vitin 2022, janë larguar 35 punonjës në vend. Në një prononcim për mediat, lame ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e Kadastrës të mos joshen nga paratë sepse do të marrin veten në qafë. Ndër të tjera, Lame tha se është një kallëzim penal për një zyrtar të Kadastrës së Sarandës, por pa dhënë më shumë detaje.

“Preferoj t’i largoj vetë personat problematikë dhe pastaj mundohem të ndreq sistemin. Është çështje sistemi. Në Sarandë është bërë një kallëzim penal, që ndoshta do e dëgjoni nga Prokuroria për drejtorinë e atjeshme.

Vetëm në muajt e 2022 janë larguar 35 punonjës që nga specialisti i thjeshtë dhe deri tek drejtorë rajonal. Janë kallzuar në prokurori 8 raste. Janë marrë masa për 122 punonjës. Prapë raste ka.

Të gjithë ne, që nga unë, deri tek punonjësi i fundit i Kadastrës jemi të paragjykuar .Punojmë në një sektor që është delikat.

Përpiqemi të vendosim rregull në një sektor që prej vitesh ka qenë merr dokumentin dhe ik. Ajo që po ndodh me shërbimet online, po ndryshon shpejtësia e shërbimeve për qytetarët. Është epokale për uljen e nivelit të prekjes së xhepave të qytetarëve.

Mos merrni veten në qafë. Mos u joshni para shukut të parave. Ju drejtohem qytetarëve që kanë lidhje me funksionin e Kadastrës. Kini besim në këtë institucion, dhe jo në tryezat e restoranteve. Kini besim tek sistemi, por edhe tek unë. Ata qindra që punojnë me vendosmëri” – tha Lame.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close