Lajme

Në 24 orët e fundit: 41 të infektuar me Covid dhe asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 407 testime të kryera në 24 orët e fundit, vetëm 41 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Fatmirësisht asnjë humbje jete nuk është shënuar ndërsa 28 pacientë me Covid janë shëruar në 24 orët e fundit.

RAPORTIMI:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 407 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 41 qytetarë, në këto bashki:

18 në Tiranë, 13 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Vlorë, Sarandë, 1 në Kamëz. Janë 341 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,893 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (12 Qershor 2022) Raste të reja ditore 41
Të shëruar në 24 orë 28 Të shtruar në spitale 3 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 407 Testime totale 1,835,130 Raste pozitive 276,731 Raste të shëruara 272,893 Raste Aktive 341 Humbje jete 3,497

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close