Lajme

Në 24 orët e fundit, 79 raste në qarkun e Beratit, sërish të infektuar mësues, nxënës, edukatore dhe infermiere

79 është numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 në qarkun e Beratit në 24 orët e fundit. Siç edhe shihet nga shifrat, ato janë duke u rritur nga dita në ditë, ndërkohë që shpërndarja e rasteve sipas qyteteve është: 56 raste në Berat, 17 raste në Kuçovë, 3 raste në Urë-Vajgurore dhe 3 raste në Skrapar.

Mes të prekurve me koronavirus regjistrohen mësues, nxënës dhe edukatore. 2 mësues dhe 2 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Lumas në rrethin e Kuçovës, 1 mësuese në gjimnazin “5 Tetori” në Kuçovë, 3 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat, 1 mësuese në shkollën “Mehmet Ali Vrioni” në Berat, 3 nxënës në një shkollë 9-vjeçare në Skrapar dhe 1 edukatore në fshatin “Dragot” në Kuçovë rezultojnë mes rasteve pozitive të regjistruara në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit.

Mes të prekurve me Covid-19 të ditës së sotme regjistrohen edhe të infektuar në disa qendra shëndetësore dhe në biznese private, ku 2 infermiere në fshatrat Pobrat e Guri i Bardhë në Urë-Vajgurore dhe 4 punonjëse në një fasoneri në qytetin e Kuçovës janë konfirmuar “pozitivë” me SarsCov-2. Rastet e të prekurve me Covid-19 të 24-orëve të fundit edhe sot rezultojnë të jenë të të gjitha moshave, duke filluar nga 19-72 vjeç, ndërkohë që numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 1059.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close