Lajme

“Në 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton”

Nga Bujar Leskaj

U takova me banorët e lagjes “Isa Boletini” për bashkëbiseduar për programin e Partisë Demokratike. Varfëria, papunësia e lartë, infrastruktura e shkatërruar, emigrimi masiv i të rinjve; disa nga problemet e zonës. Ky realitet duhet ndryshuar e kohë për të humbur nuk ka dhe shteti nuk mund të fshihet më pas gishtit të vet. Problemet zgjidhen kur pranohen e jo kur mbulohen me propagandë. 8 vjet Shqipëria ka ngelur në vendnumëro me Ramën!

Me programin e PD, i cili fokusohet tek qytetari, parashikohet rritja e të ardhurave të familjeve shqiptare, rritja e pensioneve. Me zbatimin e tij rritet paga minimale në 36.000 lekë të reja, dyfishohen të ardhurat e familjeve në nevojë, do të çelen 110.000 vende të reja pune dhe infrastruktura përmirësohet. Me programin e PD, Vlora dhe Shqipëria fitojnë rininë, duke u ndërtuar të ardhmen këtu dhe duke ndalur hemoragjinë e emigrimit!

Shqiptarët duan ndryshim dhe ndryshimi do të vijë nga vota masive e demokratëve dhe qytetarëve të përgjegjshëm! Në 25 prill, Shqipëria meriton të kthehet në rrugën e duhur, meriton të fitojë! Në 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton!

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close