Categories Lajme

Në 9 muaj, janë ndaluar 1,187 persona të shpallur në kërkim

Zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, gjatë një deklarate për mediat, bëri të ditur se prej 1 janarit falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë janë ndaluar 1 187 persona të shpallur në kërkim kombëtar. Po ashtu, Hajnaj, bërit të ditur se, po sot nga Interpol Tirana është duke u kryer ekstradimi nga Gjermania në Shqipëri i Arbër Çekaj. Ky i është nën hetim për çështjen e 613 kilogramë Kokainë të kapur në një kontejner bananesh në Durrës, pas raportimit të bërë nga Polica Italiane.

“Falë punës dhe angazhimit të shërbimeve të policisë, prej 1 janarit deri sot, janë kapur dhe ndalur 1 187 persona të shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale, konkretisht: 77 persona të kërkuar për krime të rënda kundër personit dhe pronës, si vrasje, rrëmbim personi dhe shkatërrim të pronës me eksploziv. 100 persona për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike dhe 37 për trafiqe të paligjshme. 154 persona për krime në fushën e krimit ekonomik e financiar, si pastrim parash, korrupsion dhe krime kompjuterike. 110 persona për dhunë në familje, 709 persona për krime kundër personit, pronës dhe për krime mjedisore”, theksoi Hajnaj.

“Vlen të theksohet se falë bashkëpunimit me qytetarët, gjatë kësaj periudhe janë ndaluar 259 persona të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, ndër ta edhe persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, shtoi Hajnaj. “Njëkohësisht, po gjatë kësaj periudhe nga Interpol Tirana në bashkëpunim me strukturat e Policisë në qarqe dhe në disa raste edhe me partnerët ndërkombëtarë janë kapur dhe arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi, 129 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga këta: 99 shtetas shqiptarë dhe 30 shtetas të huaj, nga të cilët deri tani janë ekstraduar 60 shtetas (39 janë shtetas shqiptarë dhe 21 janë shtetas të huaj) dhe vijojnë procedurat për ekstradimin edhe të personave të tjerë të kapur dhe arrestuar”, tha Hajnaj.

“Falë bashkëpunimit me partnerët, shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe koordinimit të punës ndërmjet Interpol Tirana me homologët është bërë e mundur që në Itali, Gjermani, Francë, Britani, Hollandë, SH.B.A, Greqi dhe vende të tjera të arrestohen 104 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga drejtësia shqiptare, nga të cilët 75 prej tyre janë ekstraduar drejt Shqipërisë, ndërsa për pjesën tjetër vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre”, u shpreh zv/Drejtoresha e Policisë së Shtetit.

“Gjithashtu, nga Interpol Tirana bazuar në informacionet e siguruara nga qytetarët, në bashkëpunim me Strukturat e Policisë në qarqe, janë kapur dhe arrestuar 45 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga vendet me të cilat ka një marrëveshje dypalëshe ekstradimi”. “Në orët e fundit në Rinas, në dalje, Policia Kufitare ka kapur dhe ndalur shtetasin turk T. N., 35 vjeç, i kërkuar nga Zvicra për vrasje. Gjithashtu, vlen të përmendet arrestimi dhe ekstradimi drejt Finlandës i një shtetasi të huaj, i cili figuronte në listën e personave më të kërkuar, me rezikshmëri të lartë shoqërore dhe fshihej në territorin shqiptar? theksoi Hajnaj. Ajo bëri të ditur gjithashtu se, “Po sot nga Interpol Tirana është duke u kryer ekstradimi nga Gjermania në Shqipëri i Arbër Çekaj”. “Në bashkëpunim me Interpol Romën dhe Zyrën Ndërlidhëse Italiane Interforcë janë zhvillluar 6 operacione të koduara, konkretisht: Operacioni policor “Fiori di Primavera”, “METROPOLIS”, “WANTED 3”, “RED LEO 2016”, “GARDEN” dhe operacioni “SABIA”, gjatë të cilëve është bërë i mundur arrestimi i 72 shtetasve shqiptarë”.

“Vlen të përmendet bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Zyrën e Hetimeve Kriminale, pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), falë të cilit u bë i mundur ekstradimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë, për t’u përballur me organet shqiptare të drejtësisë, i dy shtetasve shqiptarë, njëri prej tyre më rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 15 vite burg, si dhe ekstradimi i tre shtetasve drejt SHBA-së”, tha ajo. “Gjithashtu, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale me Interpol Tirana dhe homologëve është bërë kapja dhe ekstradimi drejt Shqipërisë i disa personave shumë të kërkuar, pjesëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, persona të dënuar me burgim të përjetshëm dhe disa prej tyre me mbi 15 vjet burg për vrasje, si dhe janë kapur në Shqipëri për llogari të homologëve, gjithashtu persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore në vendet e tyre. Policia e Shtetit tashmë ka krijuar njësinë speciale për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim, që i fshihen drejtësisë”, përfundoi Hajnaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME